Detaje nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar

  • A.P /
  • 11 February 2026 - 10:15
Detaje nga aksioni i policisë ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në fshatin Arllat të Drenasit, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, gjatë ditës djeshme rreth orës 13:30, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë – dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë.

Hetimet fillestare kanë bërë të ditur se të arrestuarit dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Të katër të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në automjet kishin qenë edhe tre të dyshuar meshkuj dy shtetas Bjellorus dhe një shtetas i Rusisë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-R. Kosovë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë  së Kosovës.

(Kosova Sot Online)