Tahiri: Kurti ka propozuar Qeveri me 21 ministra si me qenë Kosova e madhe sa Kina

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 10:45
Tahiri: Kurti ka propozuar Qeveri me 21 ministra si me qenë Kosova e madhe sa Kina

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në seancën për votimin e Qeverisë, ka kritikuar Kurtin për numrin e madh të ministrive që ka ndarë për Qeverinë e re.

Tahiri ka thënë se ndarja e 21 ministrive është vetëm akomodim i interesave politike e partiake.

Deputeti i AAK-së ka thënë se një qeveri aq e madhe duket sikur propozohet për një shtet të madh si Kina, e jo për një Kosovë që i ka 1.7 milionë banorë.

(Kosova Sot Online)