Rama: Nga qeveria Kurti 3 presim më shumë se retorikë

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 12:30
Rama: Nga qeveria Kurti 3 presim më shumë se retorikë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të shtetit.

Mirëpo ka thënë se si kryeqytet presin më shumë se retorikë nga qeveria, teksa ka përmendur përvojën e mandatit të kaluar.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)