Mefi: Nga ky krahasim mjafton të shihet se ku kemi qenë dhe ku jemi sot

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 09:45
Mefi: Nga ky krahasim mjafton të shihet se ku kemi qenë dhe ku jemi sot

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka nënshkruar në Munich, në kuadër të Munich Security Conference, një kontratë trevjeçare me kompaninë Mercedes-Benz për furnizim me kamionë taktikë.

Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për vendin.

“Një lajm i jashtëzakonshëm ishte sot për Kosovën marrëveshja e Ministrisë së Mbrojtjes me gjigantin automobilistik ‘Mercedes’ për furnizim me kamionë taktikë. Por kur e pashë kompaninë Mercedes, mu kujtua një lajm i dikurshëm. Kjo kompani, në vitin 2012, pati ndaluar shitjen e veturave për Qeverinë e Republikës së Kosovës për shkak të korrupsionit të lartë. Vetëm nga ky krahasim mjafton të shihet se ku kemi qenë dhe ku jemi sot”, ka thënë Bajqinovci.

(Kosova Sot Online)