NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë i vendosen 5 mijë emblema të UÇK-së
Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër të reagimeve qytetare në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur”, këtë mëngjes atij iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.
Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së.
(Kosova Sot Online)
