Bush: SHBA e përkrahu Kosovën në rrugëtimin e saj drejt çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 15:00
Bush: SHBA e përkrahu Kosovën në rrugëtimin e saj drejt çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë

Kosova feston 18 vjetorin e pavarësisë e cila ishte shpallur më 17 shkurt 2008, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pavarësi erdhi pas viteve të tëra të negociatave të dështuara me Serbinë për statusin final dhe nuk mund të arrihej pa përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.

SHBA ishte shteti që e përkrahu Kosovën në rrugëtimin e saj drejt çlirimit nga forcat paramilitare serbe dhe shpalljes së pavarësisë.

Ky ishte momenti kur ish-presidenti amerikan George Bush kishte njohur Kosovën si shtet.

Duke folur për gazetarë gjatë një vizite në Tanzani, Presidenti Bush tha se shteti i ri i Kosovës është i përkushtuar që të ketë standardet më të larta të lirisë dhe do të jetë i njohur plotësisht nga SHBA-të.

(Kosova Sot Online)