Hajnat në një shtëpi vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 10:05
Hajnat në një shtëpi vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

Një person ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Llashticë të Gjilanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24-orësh dhe deklaratës së ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000 € dhe dy armë zjarri.

“Nuk raportohet për të arrestuar; rasti është në hetime”, thotë Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)