Vritet me thikë një person, sherri ndodhi brenda një lokali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë me thikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku ka pasur një konflikt dhe më pas një përleshje mes dy grupeve të të rinjve.Njëri u plagos rëndë me thikë dhe më pas ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç.
Konflikti paraprakisht mësohet se ka ndodhur për motive banale, brenda një lokali.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime.
(Kosova Sot Online)
