Tahiri: Dialogu strategjik me Amerikën mbeti i pezulluar

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 14:45
Tahiri: Dialogu strategjik me Amerikën mbeti i pezulluar

Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është shprehur e habitur pse e para e vendit nuk e ka përmendur fare çështjen e pezullimit të përkohshëm të dialogut strategjik me SHBA-në.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se Osmani nuk tregoi pse nuk arriti ta heqë këtë pezullim.

“Dialogu strategjik me Ameriken mbeti i pezulluar – Osmani ishte ne Amerike por nuk tregoi pse nuk arriti ta rivendos Dialogun Strategjik Kosove – Amerike”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)