Disa persona janë lënduar pasi një autobus u përplas me disa makina

  • A.P /
  • 23 February 2026 - 08:36
Disa persona janë lënduar pasi një autobus u përplas me disa makina

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30.

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën.

Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim.

Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje në pjesën jugore të lagjes Spandau, ku u kryen operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës.

(Kosova Sot Online)