Detaje nga aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 23 February 2026 - 10:15
Detaje nga aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë / 22.02.2026 – 20:35. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin me targa vendore dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)