Arrestohen disa persona pasi kryen mashtrim mbi 1.5 milionë euro
Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se katër persona janë arrestuar për mashtrim mbi 1.5 milionë euro, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë prej 30 ditësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në njoftim shtohet edhe se, arrestimi i katër personave është bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, së bashku me Policinë e Kosovës.
‘‘Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Tutje shtohet edhe se, të dyshuarve gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Komunikata:
Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, caktohet paraburgim prej 30 ditësh
Prishtinë, 24 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 (Dyzetë e tetë) orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu i dyshuari M.M. dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari D.R. dyshohet edhe për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.
Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.
Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.
Ndërkaq, Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.
(Kosova Sot Online)
