Një i burgosur që po trajtohej në QKUK është arratisur
Një i burgosur që po trajtohej në Klinikën e Onkologjisë në QKUK dje është arratisur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për këtë rast, policia sot njoftoi se ka iniciuar rast ndaj tre zyrtarëve korrektues.
Rastin prokurori e cilësoi si “mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria”.
“QKUK Reparti i Onkologjisë, Prishtinë 27.02.2026-02:25. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur ndaj tre të dyshuarve meshkuj kosovarë zyrtarë korrektues. Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
