Ushtria iraniane: Do t’u japIm një mësim historik Izraelit dhe SHBA-së

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 15:15
Ushtria iraniane: Do t’u japIm një mësim historik Izraelit dhe SHBA-së

Ushtria e Iranit ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se do t’u japë një “mësim historik” Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Siç e kemi deklaruar tashmë, çdo bazë kudo në rajon që ndihmon Izraelin do të jetë një objektiv i Republikës së shenjtë Islamike dhe forcave tona të armatosura, dhe ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim”, tha Zëdhënësi i Lartë i Forcave të Armatosura, Gjenerali i Brigadës Abolfazl Shekarchi, sipas mediave të lidhura me shtetin iranian.

(Kosova Sot Online)