Arrestohet një person pasi theu derën e banesës së një gruaje

  • A.P /
  • 02 March 2026 - 12:00
Arrestohet një person pasi theu derën e banesës së një gruaje

Një person është arrestuar të shtunën në Pejë, nën dyshimin se ka thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën asaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së dielës.

Ai dyshohet se fillimisht ka dëmtuar derën e banesës së viktimës dhe më pas ka tentuar të shkaktojë zjarr, por është ndaluar me kohë nga zyrtarët policorë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari kishte në fuqi një urdhër mbrojtës, të cilin nuk e kishte respektuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.

(Kosova Sot Online)