Dërguti: Kurti mund të synojë t’ia kufizojë kompetencat Osmanit
Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe pushtet institucional, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo vlerësoi se, në këtë situatë, Kurti mund të synojë t’ia kufizojë kompetencat Osmanit, ndërsa çështja e qëndrimit të saj në Bord do të varej nga zhvillimet e mëtejshme.
“Nuk do ta lejojë Osmanin të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe njëkohësisht të ketë pushtet, pra do ta zhvesh nga pushteti dhe pastaj do ta shohim fatin e saj nëse z.Trump do ta mbajë aty si anëtare themeluese, nëse do të jetë e përzgjedhura e tij”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)
