Osmani: Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme

  • A.P /
  • 06 March 2026 - 10:00
Osmani: Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka nisur konferencën e saj duke theksuar se  qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Këtë situatë e ka krijuar dështimi i kuvendit për ta kryer detyrën e tyre kushtetuese. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilite, por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”

Zvarritjet, sipas saj, do të krijonin situata shumë të rrezikshme.

“Një vend pa qartësi kushtetuese, një proces i zvarritur pa fund siç e kemi parë gjatë gjithë vitit 2025 dhe një shtet që fillon ta relativizojë edhe kushtetutën e tij” .

(Kosova Sot Online)