Osmani: Mësuesit shqiptarë s’u dorëzuan që ta mbanin gjallë gjuhën shqipe

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 13:15
Osmani: Mësuesit shqiptarë s’u dorëzuan që ta mbanin gjallë gjuhën shqipe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si festë të shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke u zhvilluar edhe në kushte të vështira, ndërsa mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan në përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën për liri.

Ajo ka vlerësuar rolin e mësuesve në edukimin e brezave dhe në forcimin e themeleve të shtetit, duke uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit.

(Kosova Sot Online)