Dy vjedhje janë kryer brenda një afati kohor prej vetëm 25 minutave
Dy vjedhje janë kryer mbrëmë në Prizren brenda një afati kohor prej vetëm 25 minutave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Hajnat u futën në dy shtëpi, nga të cilat, siç raporton policia, vodhën stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti i parë, sipas forcave të rendit, u raportua r rreth orës 20 e 50 minuta, në rrugën “Fazli Grajqevci”, ndërsa i dyti, në 21 e 15 në rrugën “Demastioni.
Në të dyja këto incidentet, të dyshuarit, të cilët nuk u identifikuan e as u kapën, janë futur me dhunë në shtëpitë e ankuesve.
Sidoqoftë, policia, në rastin e saj ditor, ka konfirmuar se po vazhdon hetimet për t’i kapur ata.
(Kosova Sot Online)
