Haradinaj reagon pas deklaratës së Rashiq: Çka ka shtëpija, tregon fëmija
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqit, i cili tha se për “hatër të tij”, Kurti i kishte dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për këtë, Haradinaj ka ironizuar me një fjalë popullore.
“Çka ka shtëpija, tregon fëmija”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
(Kosova Sot Online)
