Tahiri: Kurti ka dashur President të tij për të ushtruar pushtet autoritar

  • A.P /
  • 11 March 2026 - 11:45
Tahiri: Kurti ka dashur President të tij për të ushtruar pushtet autoritar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Ai  tha se synimi i kryeministrit nuk ka qenë zgjedhja e një Presidenti për vendin, por një President që do t’i shërbente për të ushtruar pushtet autoritar.

“Egoja e tij ka qenë me ushtru 100 për qind pushtet autoritar dhe mendoj që ne saktë e kemi parë tendencën e tij për të imponuar pushtet autoritar. Z.Kurti nuk ka dashur President, ai ka dashur President të tij për të ushtruar pushtet autoritar në këtë vend, ne e kemi ndaluar që të ushtrohet pushteti autoritar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)