Hoti: Dëmet që Vjosa Osmani ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës janë të pariparueshme
Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK ka qenë një prej temave më të diskutuara ditëve të fundit, pasi koalicioni i saj me Albin Kurtin, ka prekur fundin,.
Megjithatë, edhe përfaqësuesit e LDK-së kanë qëndrime të ndryshme për këtë temë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se dëmet që Vjosa Osmani ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës, janë të pariparueshme. Madje, tha se janë veprime të pabesa.
“Është e drejtë e saj si vepron ajo pasi të mbarojë mandatin, është e drejtë e saj, varet nga ajo. Një gjë është e vërtetë që dëmet që i janë shkaktu LDK-së nga ajo personalisht i kanë kushtu vendit dhe LDK-së. Pas 5 viteve, ende kemi pasojat e veprimeve të saj, asaj i ka dhënë LDK-ja gjithçka, duke e kandidu për kryeministre, duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit. Veprimet që ka ndërmarrë ajo para 5 vitesh, janë jashtë çdo etike të sjelljes politike, kështuqë nuk e shoh se si mund. LDK është parti e hapur, secili që ka vullnet e që respekton statuin e partisë mund të bashkohet me LDK-në në parim, kanë mbetur plagë nga veprimet e saj politike të pabesa ndaj LDK-së. E ka marrë një pjesë të LDK-së dhe e ka çu në kampin tjetër politik. Dëmet janë të pariparueshme”, tha Hoti
(Kosova Sot Online)
