Hegseth: Sot do jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin

  • A.P /
  • 13 March 2026 - 15:00
Hegseth: Sot do jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtes, Pete Hegseth, ka deklaruar se sot do të jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin, raporton NBC News

Hegseth i tha gazetarëve se ritmi dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, do të përcaktohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Siç kam thënë që nga fillimi, Presidenti Trump mban kartat. Ai do të përcaktojë ritmin, tempo-n dhe kohën e këtij konflikti”, ka deklaruar Hegseth.

“Sot do të jetë edhe një herë, numri më i madh i sulmeve që Amerika ka kryer mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit. Numri i fluturimeve luftarake dhe i valëve të sulmeve me bombardues, më i larti deri tani, duke u rritur dhe vetëm duke u rritur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)