Një gardian i burgut ka vërejtur një dron duke fluturuar mbi burg

  • A.P /
  • 18 March 2026 - 09:15
Një gardian i burgut ka vërejtur një dron duke fluturuar mbi burg

Një gardian i burgut të hënën ka vërejtur një dron duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit dhe më pas është larguar.

Në raportin 24-orësh të mërkurën, Policia ka bërë të ditur se ka hapur rast në drejtim të veprës penale “fotografim, incizim i paautorizuar”.

“Njësitë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftim.

Burgu i Gjilanit gjendet në fshatin Pasjak të Novobërdës.

(Kosova Sot Online)