Kryeziu: Abdixhiku nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

  • A.P /
  • 19 March 2026 - 08:45
Kryeziu: Abdixhiku nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë  se LDK-ja nuk ka ofruar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Ajo tha se Lumir Abdixhiku në asnjë moment nuk i ka premtuar këto 15 vota si të tëra.

Ajo u pyet nëse Albin Kurti e ka pyetur Abdixhikun nëse Osmani e ka mbështetjen e LDK-së.

Kryeziu-Hyseni tha se kjo gjë është parë nga deklarimet publike.

“Prej këtyre 15 votave të LDK-së unë mendoj që minimumi 5 nuk do ta votonin Vjosa Osmanin”, tha ajo, 

(Kosova Sot Online)