Bedri Krasniqi: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese

  • A.P /
  • 25 March 2026 - 13:05
Bedri Krasniqi: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese

Në Gjykatën e Apelit të mërkurën u shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Bedri Krasniqi ishte liruar nga akuza për kanosjen e Shkumbin Mehmetit.

Kundër vendimit të Themelores, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave esenciale ligjore si dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, duke kërkuar që aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim/

I akuzuari Bedri Krasniqi tha se tash e 20 vjet është në burg dhe se asnjë masë lehtësuese ndaj tij nuk është marrë asnjëherë.

“Dje i kam bo 20 vjet që jam ra në burg. Dhe për 20 vjet, kurrë një masë lehtësuese në drejtim temin nuk është marrë. Akuzat kurrë nuk m’u kanë nda që 20 vjet, kurrë hiç, kurrë pa akuza s’kam mbet”, tha Krasniqi.

Ai tha se është i shqetësuar me ankesën e Prokurorisë për të kthyer rastin në rigjykim, duke shtuar se “Prokuroria nuk po heq dorë prej akuzave”.

“Unë propozoj qysh kam propozu në rastin në shkallë të parë, kjo vepër s’ka ndodh kurrë i nderum gjyqtar, por sido që të vendosni ju unë e pranoj se nuk kam më motiv i nderum gjyqtar me u shty për këtë vepër se është shku kohë shumë e gjatë”, tha ai.

Kolegji i Apelit përbëhej nga Avdullah Ahmeti- kryetar, Anita Krasniqi-Prenaj gjyqtare referuese dhe Mehmet Ndrecaj- anëtar.

(Kosova Sot Online)