Aksident tragjik në Gjermani, një grua nga Kosova dhe djali i saj u goditën nga një kamion

  • A.P /
  • 25 March 2026 - 15:45
Aksident tragjik në Gjermani, një grua nga Kosova dhe djali i saj u goditën nga një kamion

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29 vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.

Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë bërë të ditur për Klan Kosova burime të afërta me familjen.

Bazuar në këto burime, nëna dhe djali i saj ishin nga Gjakova.

Ndërsa sipas raportimeve të mediave gjermane, ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte në kopsht të birin.

(Kosova Sot Online)