Disa lagje të Prishtinës ende pa rrymë, askush nuk jep përgjegjësi

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 08:05
Disa lagje të Prishtinës ende pa rrymë, askush nuk jep përgjegjësi

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, ka njoftuar se përkundër punëve intensive akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës.

Si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.

Ekipet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)