Pasi tentuan të fusin djathë nga Serbia, policia i ndalon

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 12:45
Pasi tentuan të fusin djathë nga Serbia, policia i ndalon

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra ushqimore është zbuluar gjatë patrullimit policor në zonën kufitare në rajonin e Zubin Potokut, ku policia ka ndaluar një veturë me dy persona meshkuj kosovarë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në automjet është gjetur një sasi e konsiderueshme djathi, për të cilin të dyshuarit nuk posedonin asnjë dokument përcjellës apo dëshmi doganore.

Dyshohet se djathi ishte futur në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, duke anashkaluar procedurat ligjore të doganimit.

Me urdhër të prokurorit, malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)