Rama lojtarëve të Kosovës: Zemra jonë rrah me ju në fitore e humbje

  • A.P /
  • 01 April 2026 - 07:46
Rama lojtarëve të Kosovës: Zemra jonë rrah me ju në fitore e humbje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas humbjes së Kosovës nga Turqia.

Turqia fitoi 1-0, me golin e shënuar nga Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.

Ai shkroi se zemrat e përkrahësve të Kosovës rrahin me lojtarët e kombëtares së Kosovës, si humbje e në fitore.

“Forca djema. S’jemi veç tifozë, jemi zemra që rrah me ju në fitore e në humbje”, shkrun Rama në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)