Dejona Mihali tallet: Nafti i deputetëve opozitarë ose teza hiqe akcizën për çdo krizë

  • A.P /
  • 03 April 2026 - 16:01
Dejona Mihali tallet: Nafti i deputetëve opozitarë ose teza hiqe akcizën për çdo krizë

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është tallur me dialektin e disa deputetëve që përdorën termin “nafti” derisa po debatonin në seancën e sotme të thirrur për rritjen e çmimeve të naftës.

Ajo po ashtu tentoi të ironizonte me deputetët e PDK-së dhe LDK-së për komentet e tyre se si duhet të ndihmohen qytetarët për përballimin e krizës së çmimeve të rritura të naftës.

“”Nafti” i deputetëve opozitarë ose teza “hiqe akcizën & tvsh” si zgjidhje permanente për çdo krizë ndërkombëtare nga ekonomistët LDK dhe PDK”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)