Rexhaj: Abdixhiku në takim me Kurtin ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri

  • A.P /
  • 07 April 2026 - 11:00
Rexhaj: Abdixhiku në takim me Kurtin ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri

Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një takim të mirë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kuritn.

Rexhaj tha  se Abdixhiku ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.

Por, sipas Rexhajt PDK është subjekti më serioz për t’u arritur marrëveshje për Presidentin, e jo LDK.

“PDK është subjekti për serioz për me arritë marrëveshje, LDK nuk është pa marrë parasysh çka mendon Abdixhiku, i cili sot e ka pasur një takim të mirë dhe ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri me atë idenë e ndarjes së pushtetit”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)