LDK i përgjigjet Haradinajt: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm

  • A.P /
  • 07 April 2026 - 12:45
LDK i përgjigjet Haradinajt: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta pyetur rreth diskutimeve me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për temën e presidentit.

LDK ka thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim me Haradinajn s’ka qenë dhe s’është çështje e ndonjë “roli” që po tentohet të imponohet në publik.

“Ka qenë një minimum korrektese politike dhe institucionale, i ndërtuar ndër vite, veçanërisht në rrethana që kërkojnë koordinim dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.

Sipas kësaj partie, shndërrimi i kërkesës për takim në sulm publik nuk është e denjë për nivelin e diskutimeve që kërkon situata.

“Shndërrimi i kësaj korrektese në sulm publik është i panevojshëm dhe i padenjë për nivelin e komunikimit që kërkon situata politike në vend.LDK nuk do të bëhet pjesë e këtij standardi. Ne vazhdojmë me seriozitet, korrektesë dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.

(Kosova Sot Online)