Trump paralajmëron se të shtënat do të fillojnë nëse nuk arrihet marrëveshje

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 07:50
Trump paralajmëron se të shtënat do të fillojnë nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane do të mbetet në Lindjen e Mesme dhe ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin, atëherë “të shtënat do të fillojnë, më të mëdha, më të mira dhe më të forta se kurrë më parë”.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se prania ushtarake amerikane ishte “e përshtatshme dhe e nevojshme për ndjekjen dhe shkatërrimin vdekjeprurës të një armiku që tashmë është dobësuar ndjeshëm”.

Ai e përfundoi mesazhin duke pretenduar se SHBA po “po përgatitet fuqishëm” dhe “po pret me padurim” “pushtimin” e saj të radhës.

(Kosova Sot Online)