Bajrami: Kurti mundet veç një ligjëratë me mbajtë si fitohen zgjedhjet duke blerë vota

  • A.P /
  • 13 April 2026 - 11:15
Bajrami: Kurti mundet veç një ligjëratë me mbajtë si fitohen zgjedhjet duke blerë vota

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”.

Ajo pohon se çmimet e larta dhe gjithçka që sot i duhet qytetarëve që është bërë më e shtrenjtë “është kriza që qytetarët e Kosovës po e paguajnë çdo ditë”.

“Albin Kurti mundet veç një ligjëratë me mbajtë: me u tregu partive politike nëpër botë si fitohen zgjedhjet duke blerë vota me buxhet të shtetit. Ky është suksesi i tij i vetëm, i faktuar deri me tani”, thotë Bajrami.

(Kosova Sot Online)