Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës organizon Konferencën e parë ndërkombëtare ndërdisiplinore
Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës (SHSHKos) ka njoftuar për organizimin e Konferencës së Parë Ndërkombëtare Ndërdisiplinore, e cila do të zhvillohet më 4 dhe 5 qershor 2026 në Prishtinë, në ambientet e Ish Rilindjes – Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët kanë ftuar studiues, profesorë dhe profesionistë nga vendi dhe jashtë vendit që të paraqesin punimet e tyre në disa fusha kryesore, përfshirë shkencën, teknologjinë, ekonominë, qeverisjen dhe zhvillimin social.
Sipas njoftimit zyrtar, afatet për aplikim janë të përcaktuara qartë. Dorëzimi i abstrakteve duhet të bëhet deri më 15 prill 2026, ndërsa përgjigjet për pranimin e tyre do të publikohen më 20 prill. Ndërkohë, afati për dorëzimin e punimeve të plota është caktuar deri më 30 prill 2026.
Punimet e pranuara do të publikohen në përmbledhjen zyrtare të konferencës me ISBN, duke ofruar gjithashtu mundësi shtesë për publikim në revista ndërkombëtare.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare www.shshkos-ks.org ose përmes emailit [email protected].
(Kosova Sot Online)
