Forca e Sigurisë së Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 13:45
Forca e Sigurisë së Kosovës del me njoftim

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor.

FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve.

“Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

(Kosova Sot Online)