Caktohen tri seanca të Kuvendit të Kosovës
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se është vendosur që të mbahen tri seanca të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Seanca e parë do të mbahet me 23 Prill, dhe dy seancat tjera do të mbahen të premten. Njëra do t’i dedikohet kongresmmenit Eliot Engel si seancë solemne, ndërsa tjetra me pika të rendit të ditës projektligje, marrëveshje ndërkombëtare, bordin e RTK-së , të KPM-së”, ka njoftuar Haxhiu.
Seancat do të nisin në orën 10:00
(Kosova Sot Online)
