Ky është parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 07:20
Ky është parashikimi i motit për sot

Dita e premte në Kosovë sjell mot të qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në zonat malore vranësirat paraqiten më të dendura, por pa ndonjë ndryshim të madh në përgjithësi.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 15°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)