Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor e s’i mbërrijmë 80 deputetë, kemi sërish zgjedhje në vjeshtë

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 12:45
Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor e s’i mbërrijmë 80 deputetë, kemi sërish zgjedhje në vjeshtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, është deklaruar rreth situatës së zgjedhjes së presidentit, duke thënë mes tjerash se, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje.

Kryeministri, në deklarimin e tij, ka thënë edhe se, nëse vendi shkon në zgjedhje në qershor dhe Vetëvendosja s’i arrin 80 deputetë, atëherë, do të ketë zgjedhje sërish në vjeshtë apo në dimër.

‘’Meqënëse problemi kryesor mbetet nevoja për 80 deputetë për kuorum te çështja e Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?!’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

(Kosova Sot Online)