Berisha: Më 8 maj protesta e radhës e opozitës

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 14:00
Berisha: Më 8 maj protesta e radhës e opozitës

Lideri i opozitës Sali Berisha ka njoftuar 8 majin si datën e protestës së radhës. Kryedemokrati i ka bërë thirrjeve të gjithë qytetarëve pa dallim ngjyrimesh politike të bashkohen në këtë protestë kombëtare kundër vjedhjeve të pasurive dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë konferencës për shtyp Berisha zbardhi skemën e vjedhjeve të fondeve të AKSHI, duke akuzuar se në krye të saj qëndrojnë çifti Linda dhe Edi Rama, ndërsa peshkaqeni i pishinës që përmendet në përgjime është baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu.

Berisha solli edhe njëherë në vëmendje se e gjithë kjo skemë është ndërtuar me VKM të posaçme në vitin 2017 nga Edi Rama, për të zotëruar çdo prokurim në fushën e IT.

Me 8 maj opozita do të zhvillojë protestën  e rradhës kombëtare.  Lideri i opozitës Sali berisha njoftoi datën në konferencën me gazetarët, nga ku theksoi se në 8  maj shqiptartë do të mblidhen në tiranë në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore

Berisha renditi arsyet  që duhet të ngrënë në këmbë shqiptarët, nga bllokimi I drejtësisë, aferat korruptive, e deri tek rrezikimi I negociatave. Ai u bëri thirrje qyteartëve që të lënë mënjanë pakënaqsite dhe ndasitë dhe të dalin masivish në shesh

Në komomunikimin me gazetarët, Berisha Berisha zbardhi skemën e vjedhjeve të fondeve të AKSHI, duke akuzuar se në krye të saj qëndrojnë çifti Linda dhe Edi Rama, ndërsa peshkaqeni i pishinës që përmendet në përgjime është baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu.

Berisha solli në vëmendje se e gjithë kjo skemë është ndërtuar me VKM të posaçme në vitin 2017 nga EdI Rama, për të zotëruar çdo prokurim në fushën e IT.

Berisha komentoi edhe deklaratat e Ramës për përdorimin e Shqipërisë nga SHBA për operacione ushtarake ku tha se Nuk mund të justifikohet  kurrë që t’i bllokohen bazat vendit udhëheqës të NATO-s,dhe nëse je pjesë e aleancës, duhet të marrësh edhe riskun.’ Ai kritikoi gjithashtu qëndrimet e ndryshueshme të Ramës ndaj Bashkimit

I pyetur për tryezat e reformave, kryedemokrati përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje politike me Ramën, përveç reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët.

Në përfundim, Berisha e cilësoi protestën e 8 majit si një moment kyç për reagimin qytetar ndaj qeverisë.

(Kosova Sot Online)