LDK i ka 15 nënshkrimet e deputetëve të vet për Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 08:15
LDK i ka 15 nënshkrimet e deputetëve të vet për Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës garanton 15 nënshkrime për Vjosa Osmanin për presidente.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar listën e nënshkrimeve në hollin e Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

LDK thekson se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”.

“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, përfundon reagimi.

(Kosova Sot Online)