Krasniqi reagon pas videos së Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 14:15
Krasniqi reagon pas videos së Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, sot, përmes një video adresimi, ka reaguar pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedh presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në videon e publikuar të Osmanit, mbrapa saj në sfond, shihet fotoja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Lidhur me këtë, ka reaguar Alban Krasniqi nga Vetëvendosje.

‘‘Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve’’, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)