Një vjedhje e rëndë është raportuar në këtë vend
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Jarinje të Leposaviqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë të madhe parash.
Rasti është raportuar më 3 maj 2026, nga viktima I.N.
Sipas deklarimit të tij, hajnat kanë hyrë në katin e dytë të shtëpisë përmes derës së ballkonit, të cilën dyshohet se e kanë hapur me forcë.
Pasi kanë depërtuar brenda, të dyshuarit kanë shkuar në dhomën ku ndodhej çanta e bashkëshortes së ankuesit dhe prej aty kanë marrë rreth 6 mijë e 500 deri në 7 mijë euro, si dhe 55 mijë dinarë, që sipas viktimës ishin kursime familjare.
Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe hetuesit, ndërsa shtëpia është siguruar deri në ardhjen e krim-teknikës.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë në vazhdim.
(Kosova Sot Online)
