Rutte: Vendet evropiane e morën mesazhin nga Trump
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane kanë reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe po sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për përdorimin e bazave ushtarake.
Duke folur për gazetarët gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian në Armenia, Rutte pranoi se kishte pasur pakënaqësi nga ana e Shteteve të Bashkuara lidhur me kontributin e disa vendeve aleate.
“Po, ka pasur një farë zhgënjimi nga pala amerikane, por europianët e morën mesazhin,” u shpreh ai.
Më herët, Trump kishte akuzuar disa vende të NATO-s se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin, duke rritur presionin ndaj aleatëve për një angazhim më të madh ushtarak dhe logjistik.
(Kosova Sot Online)
