KRU 'Prishtina' paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë

  • A.P /
  • 05 May 2026 - 14:45
KRU 'Prishtina' paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar nisjen e aksioneve intensive në terren ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara, duke paralajmëruar edhe ndërprerje të furnizimit me ujë për ata që nuk shlyejnë borxhet.

Sipas njoftimit, pagesa e rregullt e faturave është thelbësore për sigurimin e furnizimit të pandërprerë, mirëmbajtjen e rrjetit dhe garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve me borxhe të papaguara që t’i kryejnë pagesat sa më shpejt, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e shërbimit dhe procedurat e mëtejshme.

(Kosova Sot Online)