Ndodh edhe kjo: Në këtë vend të Kosovës gjarpri hyri në supermarket
Një ngjarje e pazakonshme ndodhi të enjten pasdite në një supermarket në Shupkovc të Mitrovicës.
Një gjarpri që hyri këtu ia panë sherrin dy punëtore.
Ato nuk u ndjenë mirë dhe kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të ndikimit te to të sprejit paralizues ushtarak të cilin e kishte hedhur në hapësirat e marketit një punëtor i sigurimit, për të larguar zvarranikun.
(Kosova Sot Online)
