Një punëtor bie nga objekti ku po punonte

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 10:15
Një punëtor bie nga objekti ku po punonte

Një person ka mbetur i lënduar të premten në Fushë-Kosovë, pasi ka rënë nga një objekt ku ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se për rastin kanë nisur hetimet në koordinim me institucionet përkatëse.

‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar.’’, ka thënë ajo.

‘’Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast’’, ka thënë ajo.


(Kosova Sot Online)