Trump: Një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 11:45
Trump: Një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur

Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, presidenti Donald Trump bëri rastësisht një njoftim për një pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë.

Ai tha se një ilaç i ri pa emër mund të ringjallë pacientët nga të vdekurit.

“Ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i janë bërë ritet e fundit – ikur, fëmijët po qajnë dhe gjithçka – dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë. Funksionon”, nxiti Trump.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë komentesh lidhur me deklaratën e presidentit amerikan.

Këto komente Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij nga fushat e ndryshme.

(Kosova Sot Online)