Osmani: Unaza e Brendshme e Prishtinës e bën jetën e qytetarëve më të lehtë

  • A.P /
  • 18 May 2026 - 15:00
Osmani: Unaza e Brendshme e Prishtinës e bën jetën e qytetarëve më të lehtë

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se me Unazën e Brendshme të Prishtinës, qytetarët e kryeqytetit po fitojnë një zgjidhje të madhe për trafikun dhe qarkullimin që prek gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ky investim strategjik e bën shtetin më funksional, ekonominë më dinamike dhe jetën e qytetarëve më të lehtë.

“Përgëzime për kryetarin Përparim Rama dhe të gjithë ata që u angazhuan në përfundimin e këtij projekti”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)